
Lojtari i Chelseat, Joao Pedro është rikthyer të flasë për përplasjen në fundin e ndeshjes ndaj PSG, në finalen e Kupës së Botës për Klube.
“Ndeshja ishte gati të mbaronte dhe ata filluan të provokonin, gjë që është normale. Vetëm pse fituan Ligën e Kampionëve, e kuptojmë, është e merituar, urime atyre… Por kjo ishte një ndeshje ndryshe, dhe ne ishim ata që fituam. Ata duhet ta kishin pranuar, nuk duhet të kishin provokuar.
I pashë të rrethonin Andreyn dhe, si një brazilian i mirë, shkova ta mbroja. Në atë pikë, Luis Enrique më shtyu dhe unë u rrëzova. Ata nuk dinë të humbasin”.