
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht tre persona, pasi akuzohen se kanë shqetësuar dhe kanosur disa vajza përmes telefonit.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ra shtetasi K. T., 30 vjeç, i cili kishte kanosur një 28-vjeçare. Gjithashtu, u procedua shtetasi E. T., 31 vjeç, i dyshuar se ka shqetësuar një 24-vjeçare, si edhe E. M., 20 vjeç, që kishte kërcënuar një 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
-E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.