JiL.al - Jeto i Lumtur

Zyrtarizohet lista e Shqipërisë për Euro 2024, kë la jashtë Sylvihno

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Shqipëria ka dërguar listën e saj zyrtare për Euro 2024. Trajneri Silvihno ka hequr nga lista vetëm një lojtar. Bëhet fjalë për portierin e Eintracht Frankfurt, Simon Simoni.

Kujtojmë që për fazën përgatitore që u zhvillua në Austri, Sylvinjo ftoi 27 lojtarë nga 26 që lejohet të shkojnë në Europian. Kështu një portier i katërt do të ishte i tepërt, mbi të gjitha sepse në grumbullim janë 27 lojtarë.

Pas kësaj date, kombëtaret kanë të drejtë që të zëvendësojnë portierin në rast se dëmtohet një i tillë gjatë turneut. Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Lista e lojtarëve në Euro 2024:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi

Scroll to Top