Shqipëria do të përballet kundër Italisë, sonte në orën 21:00 te stadiumin i qytetit të Dortmundit, “Signal Iduna Park”.
Ashtu siç ka ditë që raportohet, gjigandët italian të Milanit janë në vëzhgim të sulmuesit shqiptar dhe thuhet se takimi i sotëm i kuqezinjve kundër “axurrëve” do të jetë vendimtar për fatet e tij.
Vëzhgues të ekipit të Milanit do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Dortmundit, ku do të shikojnë nga afër Brojën. Një gol sonte, mund t’i hapë një rrugë të ndritur shqiptarit në të ardhmen.