JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqipëria do prodhojë armë? Ja si përgjigjet socialistja Mimi Kodhel

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, e ftuar në një program televiziv, u pyet nëse Shqipëria mund të prodhojë armë.

Kodheli theksoi se industria ushtarake i jep ekonomisë. Ajo tha se duke zhvilluar industrinë ushtarake, mund të hapen vende pune. Kodheli vlerësoi se investimet janë të mirëpritura.

Mimi Kodheli: Në Shqipërinë komuniste, ka pasur qyteza që kanë jetuar vetëm me punë në industrinë ushtarake. Industria ushtarake i jep ekonominë, kjo është e vërteta, na pëlqen apo jo. Ideja e rivitalizimit të disa aspekteve të industrisë ushtarake është mundësi më tepër që Shqipëria jo vetëm të blejë, por edhe të prodhojë municion.

Madje, mund të hapen edhe vende pune. Investimet serioze janë të mirëpritura. Sigurisht që e dimë që më mirë do ishte të botohen më tepër libra, por në këtë botë industria ushtarake i jep ekonomisë.

Scroll to Top