Shqipëria e kishte shpallur në kërkim për mashtrim, 38-vjeçari arrestohet në Itali

Jil
Jil
1 Min Read

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e mashtrimit, i cili fshihej në Itali që prej korrikut të vitit të kaluar.

Karabinierët e Kompanisë Legnano bënë të ditur se arrestimi u krye gjatë një operacioni kontrolli territorial, ku u identifikua dhe u ndalua i kërkuari, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoriteti gjyqësor shqiptar në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

38-vjeçari, emri i të cilit nuk është publikuar, rezultonte banor i përkohshëm në Legnano. Sipas mediave italiane, ai akuzohet për krimin e mashtrimit dhe aktualisht kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al