JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqipëria ka Messin apo Roberto Carlos-in e vet, që po e udhëheq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Portali i njohur ndërkombëtar sportiv “Goal.com” i ka kushtuar një shkrim të gjatë dhe shterues yllit të ri të kombëtares shqiptare, heroit tonë kuqezi, falë golave të të cilit po shkojmë drejt finaleve të “Euro 2024”.

Një zbulim i trajnerit Sylvinho, që i besoi menjëherë, edhe pse 28 vjeç, ndërsa paraardhësit e tij nuk e kishin pikasur talentin e pastër, i cili po shkëlqen tashmë ndeshje pas ndeshjeje me fanellën e Shqipërisë.

Po cili është djaloshi i lindur në Shkup, që luan në Korenë e Jugut për momentin në nivel klubi, që u bë idhulli i tifozëve të Partizanit sa luajti në Shqipëri? Ua zbulon “Goal.com” në shkrimin e mëposhtëm:

“Sigurisht që nuk është diçka e pazakontë në Shqipëri, ta gjesh veten përballë një “dordoleci”, ose e thënë ndryshe para kukullave të varura jashtë shtëpive kundër syrit të keq. Ky është një zakon përtej patkonjve të zakonshëm dhe hudhrave të bollshme, kundër zilisë dhe mallkimeve.

Kush e di nëse dikush, në mbarë vendin, nga veriu në jug, ka filluar të tregojë dordolecët për të penguar tifozët nga vendet e huaja të mallkojnë e marrin më sysh ekipin vendas, i cili pas arritjes së famshme të De Biasit më 2016 ëndërron të kualifikohet sërish në “Euro 2024”.

Tetë vite pas pjesëmarrjes historike në Kampionatin Europian 2016, skuadra aktualisht në duart e Sylvinho ka një mundësi të madhe: të jetë sërish në top-turneun kontinental, këtë herë në Gjermani. Vendi i parë në grupin E, me dy ndeshje të mbetura, jep shpresë maksimale.

Mbi të gjitha, sepse Jasir Asani ka filluar të lulëzojë si sulmues, duke u bërë idhulli më i madh i tifozëve shqiptarë. Janë golat e tij që kanë ndryshuar rrjedhën e një historie që shihte Poloninë dhe Republikën Çeke si favorite absolute për dy vendet e para dhe që tani, me 180 minuta para (270 për çekët) duhet t’i ndjekin shqiptarët për të mos përfunduar të paktën në “play-off”.

KUSH ËSHTË ASANI: KARRIERA

I lindur në vitin 1995 në Shkup, Maqedonia e Veriut, Asani fillimisht luajti për ekipet vendase të të rinjve. I lindur në një familje shqiptare, megjithatë, 28-vjeçari më në fund vendosi të ndryshojë kombëtaren, duke u thirrur nga Shqipëria U-21 më 2016.

Prej aty ai shpresonte se herët a vonë mund të vinte edhe thirrja nga ekipi i madh përfaqësues kuqezi. Falë Sylvinho, kjo ndodhi.

Megjithatë, Asani nuk ia doli asnjëherë të hynte në hiret e trajnerëve italianë të kombëtares shqiptare, të cilët preferuan sulmuesit e tjerë, pavarësisht se shifrat e tij te Partizani ishin gjithnjë e më të larta. Megjithatë, zero mundësi.

ROLI I ASANIT

Mëngjarash, Asani ka goditje vdekjeprurëse, një nga armët fituese që e ka lejuar Shqipërinë të kryesojë në grupin E. Sulmuesi anësor i djathtë me qasjen për për t’u centralizuar, ose me këmbën e majtë në të njëjtin krah për të shkuar drejt ose me shpinë për krosim, Asani padyshim që performon më mirë në korsinë e kundërt në krahasim me këmbën e tij ideale.

Nga e djathta, falë cilësive të padyshimta teknike, ai mund të synojë drejt qendrës, duke mposhtur me shpejtësi dhe cilësi mbrojtësit dhe më pas të finalizojë falë goditjeve të shpejta rrufe.

LIDERI I SHQIPËRISË

Asani nuk kishte luajtur kurrë për Shqipërinë, më pas diçka ndryshoi. Ardhja e Sylvinhos në janar i hapi dyert e kombëtares lojtarit që ndërkohë kaloi te Gwanju FC, klub i Koresë së Jugut, me të cilin shënoi 7 gola dhe dha 3 asiste në vitin 2023.

Që nga marsi i kaluar, Sylvinho e ka bërë liderin e tij “vdekjeprurës”, “kalorës” të krahut të djathtë, nga i cili lindin të gjitha ëndrrat e popullit shqiptar.

Gjithmonë titullar në 6 ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Njëri gol më i mirë se tjetri, ndaj numri 9 i kombëtares kuqezi tani krahasohet me Messin dhe Roberto Carlos. Të tjerë e kanë pagëzuar si Arjen Robben i Shqipërisë.

Nuk ka dyshim se e majta e tij e fortë të kujton më të mëdhenjtë, sidomos për sa i përket fuqisë. Më mirë të mos jesh në trajektoren e goditjeve të tij.

TALENT I PASTËR

Goli më i mirë është ndoshta ai me të cilin nxori nga ngërçi kuqezinjtë në ndeshjen kundër Polonisë më 10 shtator. Duke filluar nga e djathta u përqendrua për ta shënjestruar portën e Szczesny nga 30 metra me një goditje të tmerrshme, me këmbën e majtë, që nuk i la asnjë shans portierit të Juventusit.

Asgjë për të bërë as për Pavlenka, i mposhtur nga e majta e Asanit në ndeshjen e 12 tetorit. Në fitoren e pastër 3-0, me të cilin Shqipëria “blindoi” vendin e parë në grupin E, ish-lojtari i Vardarit (ku u rrit) hapi rezultatin. Ai shënoi duke u çliruar nga kundërshtarët me shpejtësi, duke filluar si zakonisht nga e djathta dhe më pas duke përfunduar me të majtën. “Predhë” e fortë, e saktë, “vdekjeprurëse”.

Goli kundër Moldavisë? Goli i parë në kombëtare ishte një tjetër perlë absolute. Goditje e papritur me këmbën e majtë nga 25 metra, me topin që pushoi në këndin e sipërm të portës moldave. Lojtari me numrin 9 mbi shpinë vrapoi për të përqafuar Sylvinhon, i cili i ndryshoi jetën.

ÇFARË MUNGON NGA KUALIFIKIMI

Kombëtarja shqiptare ka vetëm dy ndeshje për të luajtur, po aq sa Polonia. Republika Çeke, megjithatë, duhet të dalë në fushë edhe për tri ndeshje të tjera eliminatore në grupin E.

Kualifikimi i dytë historik i kuqezinjve në Kampionatin Europian mund të mbërrijë më 17 nëntor, edhe nëse të gjithë tashmë po bëjnë magji me dordolecë dhe kukulla kundër syrit të keq…

Ndeshja kundër Moldavisë do të jetë vendimtare. Më 15 tetor, rivalët e tjerë si Polonia dhe Çekia mund të afrohen më shumë në renditje, në -1 dhe -2 pikë.

Në këtë pike të fushatës eliminatore, edhe përpara Polonisë me 12 pikë hipotetike, krahasuar me 13 pikët aktuale të Shqipërisë, kësaj të fundit do t’i duhet vetëm të mposhtë Moldavinë si mysafire për t’u kualifikuar në “Euro 2024”, ose ta bëjë këtë në “Arena Kombëtare” kundër Ishujve Faroe.

Me pak fjalë, gjithçka është në duart e të besuarve të Sylvinhos, një hap larg ëndrrës. Me një Asani të tillë, ndoshta “dordolecët” nuk janë më të nevojshëm…”

Scroll to Top