Shqipëria ndëshkon Bullgarinë, shkon në avantazh pas shumë  

Jil
Jil
2 Min Read

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Bullgarisë, nga Qazim Laçi në minutat e para të nisjes së ndeshjes në “Air Albania”.about:blank

Shqipëria po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta  gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.

Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.about:blank

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.about:blank

Minutë pas minute:

40- Gol Shqipëria. Laçi finalizon me sukses një aksion kuqezi. Më në fund vjen avantazhi.

22- Goditje nga larg e skuadrës së Krstajic. Gjithsesi, asnjë problem, qëndrore ishte gjuajtja.about:blank

20- Laçi tenton të depërtojë, kuptohet ideja e tij.

17- Ekipi i Sylvinhos mjaft i rrezikshëm nga krahët, mysafirët largojnë topin në këndore.about:blank

11- Ajeti provon me kokë, kërcënimi i parë serioz.

10- Minutat e para janë të qeta, vetëm qarkullim topi. Ekipet studiojnë njëra-tjetrën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *