
Pas barazimit me Serbinë, Shqipëria luan ndeshjen e dytë të qershorit të martën ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë 3 pikët në Riga, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Për këtë sfidë arbitër kryesor do të jetë turku Halil Umut Meler. Meler do ketë ndihmën e Kerem Ersoy dhe İbrahim Çağlar Uyarcan, sakaq gjyqtar i katërt do jetë Oğuzhan Çakır.