Shqiptari dhunon brutalisht ish-bashkëshorten

Editor
1 Min Read

Një lajm i rëndë ka tronditur qytetin e Pordenones  në Itali, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar sot, pasi akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes.

Sipas mediave vendase, 47-vjeçari priti ish-gruan e tij para shtëpisë së saj dhe sapo ajo kishte dalë jashtë, e ka sulmuar me grushte si dhe ka përdorur edhe një çelës makine për ta goditur, duke i shkaktuar kështu dëmtime të rënda fizike në trup.

Pas sulmit të dhunshëm, gruaja ka thirrur menjëherë ndihmë, ndërsa fqinjët e saj i kanë dhënë autoriteteve informacionin e nevojshëm.

Hetimet kanë nisur menjëherë dhe kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, e në këtë mënyrë oficerët kanë vijuar arrestimin. Nga ana tjetër, gruas iu dha urdhër mbrojtjeje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *