Shqiptari dhe gruaja e tij italiane kapen me 1.4 kg kokainë në Zvicër

Jil
Jil
1 Min Read

Një çift shqiptaro-italian është arrestuar nga policia zvicerane në kantonin e Luganos, nën akuzën e trafikut të kokainës.

Të arrestuarit nga policia janë një 51-vjeçar shqiptar dhe një grua 35-vjeçare italiane, të cilët u kapën në flagrancë me 1,4 kg kokainë, në shtëpinë e tyre në Davesco-Soragno. Hetimi lidhet me sekuestrimin e madh më 22 shkurt në një vilë në Pregassona.

Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan sot arrestimet. Mësohet se 51-vjeçari shqiptar është me banim në Gjermani. Përveç kokainës u gjetën edhe 10 gramë pilula ekstazie, ndërsa dyshohet se janë pjesë e një organizate të madhe trafiku në rajonin Sottoceneri. Pas marrjes në pyetje, ata u arrestuan.

“Ky operacion është pjesë e një hetimi më të gjerë, që zgjati disa muaj, i cili ka çuar tashmë në arrestimin e disa individëve. Më 22 shkurt, gjatë një bastisjeje policore në një vilë në Pregassona, u sekuestruan 2.8 kilogramë kokainë, mbi një kilogram kanabis dhe derivate të tij, një pistoletë dhe tre pushkë. Dy italianë, të moshës 47 dhe 46 vjeç, dhe një shtetas rumun 28-vjeçar u arrestuan në atë kohë”, informon media zvicerane.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania