Shqiptari kapet me laborator droge në Itali

Jil
Jil
2 Min Read

ITALI- Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge që drejtohet nga një shqiptarë. Operacioni ka çuar në arrestimin e 11 personave dhe sekuestrimin e 10 kg kokainë, hashash, mariuanë dhe 40 mijë eurove cash. Siç raportojnë mediat italiane aksioni u zhvilliua në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo. Në aksionin e parë katër persona u arrestuan në flagrancë, ku mes tyre ishte edhe shqiptari që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia.

Gjithashtu u kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve. Po ashtu u morën dy masa paraprake – një në burg dhe një nën arrest shtëpiak.

Hetimi filloi pas një grabitjeje të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti, që u sulmua nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara, duke e plagosur rëndë me thikë. Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s.

Gjatë hetimit, u identifikuan 11 të dyshuar, italianë dhe të huaj, dhe u sekuestrua një pistoletë me numrin serial të hequr. Pjesa tjetër e të ndaluarve u godit në aksionin e dytë. Shqiptari drejtonte laboratorin e kokainës, kurse një çift atë të hashashit e marijuanës.

26-vjeçarja Joyce Cocco dhe 32-vjeçari kubanez Amed Quesada, banorë të Santa Maria Imbaro, merreshin me kanabisin. Shqiptari u akuzua gjithashtu për prodhim dhe posedim të një arme zjarri. Gjithashtu, në burg nga një aksion i mëparshëm ishin 48-vjeçari shqiptar Elton Querreti dhe 37-vjeçari Alessandro Ceroli, nga Lanciano. Për më tepër, gjashtë persona janë akuzuar dhe gjykatësi do të vendosë për kërkesën për masa paraprake.


Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania