Shqiptari ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar, ja sa paketa

Editor
1 Min Read

Një shtetas shqiptar, 38 vjeç, është ndaluar në aeroportin e Lutonit në Londër, pasi nga kontrollet e policisë, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet në bashkëpunim me homologët në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni policor i koduar “Paketa”.

Ndalohet në aeroportin e Lutonit, një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet PKK Rinas, 1700 paketa me cigare.

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *