Shtangen futbollistë e tifozë! Policia i vë prangat arbitrit në mes të ndeshjes

Jil
Jil
1 Min Read

BRAZL – Edhe pse ka ditë që ka ndodhur, të pranishmit ende nuk duan ta besojnë. Ngjarja, që ka ndodhur të dielën në Guaruja të Sao Paulos, i ka befasuar futbollistët të cilët nuk donin t’u besonin syve.

Videoja shpejt është bërë virale… Është shpërndarë momenti kur 38-vjeçari Ederson Carlos da Silva, kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë, ndërsa disa momente më vonë, ishte rrethuar nga policia e veshur me jelek anti-plumb që e kishte arrestuar.

Da Silva është akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të drogës. Hetimi për trafikimin e drogës kishte nisur në nëntor të vitit 2024, kur ngarkesa me 450 kilogramë të kokainës ishte ndalur në Sao Paulo.

Shoferi dhe pasagjeri ishin arrestuar, ndërsa më vonë policia kishte zbuluar se Da Silva ishte udhëheqës i logjistikës dhe organizatës kriminale, ka shkruar “Daily Mail” të enjten. Ushtrimi i arbitrimit me gjasa ishte vetëm një maskim për të.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania