“Shtëpia e barit” tek zyrat e Kadastrës, Gjykata jep vendimin

Editor
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 3 punonjësit e OSHEE të arrestuar për magazinën e barit që u zbulua në Selitë. Ndërkohë që ka lënë në fuqi 4 masa të tjera sigurie “arresti në burg”, për kultivuesit e drogës, në godinën që rezulton në pronësi të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas dosjes hetimore tubat e ujit për vaditjen e bimëve u futën përmes një tuneli, ndërsa energjia elektrike u mor nga linja e furnizimit të zyrave të agjencisë shtetërore të kadastrës.

Arrest në burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn mirëmbajtësin e godinës së ASHK-së si dhe shtetasin Elvis Lala. Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj është shpallur në kërkim nga policia.

Për 3 punonjësit e OSHEE të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresën që jetonte pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Hetimet zbuluan se nga banesa 46-vjeçarit që gjendej rreth 30 metra larg godinës ku ishte mbjellë kanabisi, nëpërmjet një tuneli janë lidhur tubacionet e ujit që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *