Shtinë me armë pranë një banese, autorët humbasin gjurmët

Editor
1 Min Read

Të shtëna me armë janë dëgjuar në afërsi të një banese gjatë natës, ku disa persona duke udhëtuar me një automjet, kanë qëlluar në ajër.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ku bëhet me dije se kanë gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, por për shkak të errësirës ka qenë e pamundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorëve.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Njoftimi i policisë:

Hajvali, Prishtinë / Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *