Shtiu me armë në një aheng dhe dëmtoi një automjet

Editor
1 Min Read

Një person në Klinë ka raportuar në polici se i është dëmtuar xhami i veturës së tij, që ishte e parkuar në oborr të shtëpisë.

Pasi policia doli në vendin e ngjarjes gjeti një predhë përmes të cilës dyshohet se është goditur xhami dhe gjatë patrullimit në atë zonë është vërejtur se është një aheng familjar, nga ku dyshohet se predha ka ardhur nga ai drejtim.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një persona, i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se ka shtënë me armë në ajër gjatë ahengut familjar.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *