Shtyhet seanca e radhës për ‘Sterilizimin’

Editor
2 Min Read

Më 3 tetor në orën 09:00 është shtyrë seanca e radhës për dosjen e “Sterilizimit” ku i pandehur është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Shkak u bë tejzgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga SPAK. Ndërkohë, gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqaj e që lidhet me thirrjen e tij në fillim të tetorit, në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për çështjen e sterilizimit.

Ilir Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës.

Togat e zeza thanë se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit. Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake për shkak të dosjes voluminoze e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa u la në masën detyrim paraqitje. Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *