JiL.al - Jeto i Lumtur

Shuhet zjarri në një banesë në Tiranë, reagon Balla

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi punën e zhvilluar nga zjarrëfikësit e Tiranës, që arritën të shuajnë zjarrin që përfshiu një banesë private në zonën e Rrugës Ura në Tiranë.

Balla duke ndarë video nga puna e zjarrëfikësve, thekson se janë gjithnjë në gatishmëri. “Gjithmonë në krye të detyrës. Përgëzime Zjarrfikësit Tiranë për reagimin në kohë”, thekson Balla.

Një banesë private është përfshirë nga flakët në zonën e “Rruga Ura” në Tiranë. Në vendngjarje shkuan katër zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Scroll to Top