
TIRANË- Moti do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme, ku më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje.
Orët e vona të mbrëmjes do të risjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të shënojnë 12°C në zonat malore, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 31°C në jug të vendit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 28 km/h nga drejtimi perëndimor. Për pasojë, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.