Si i paralajmëroi Rama arrestimet e Belerit, Salianjit dhe Metës

Editor
2 Min Read

Në 2025, Edi Rama do të organizojë votime, jo zgjedhje. Dhe për këtë po i shërben reforma në drejtësi dhe prokurorët dhe gjyqtarët e rinj. Kundërshtarët politikë tashmë janë ose prapa hekurave, ose të arrestuar nga policia. Dhe ndërkohë që hidhen hipoteza dhe ngrihen konspiracione për goditjen e tyre, pamjet, me zë dhe figurë tregojnë qartësisht se kush e ka urdhëruar burgosjen e zërave më të fortë të opozitës.

Lexo të radhës

I pari ishte Fredi Beleri. Kur Edi Rama pa se mbështetja ndaj Belerit në Himarë ishte përtej parashikimeve dhe se rrezikonte t’i ikte nga duart bashkia e Himarës, ai shpërtheu në fyerje, sharje dhe kërcënime të të gjitha llojeve.

Dy netë para zgjedhjeve, Rama shkoi në emisionin “Opinion” dhe e përsëriti frazën, se do merrej personalisht me njerëzit që bënin fushatë për Fredi Belerin.

Nuk kaluan dy orë nga kërcënimi dhe në mesnatë, Beleri u vu në pranga nga forcat e policisë në një aksion që më shumë i ngjau një rrëmbimi se një arrestimi.

Tjetër trajtë pati persekutimi i Ervin Salianjit, që kishte denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt si trafikant droge.

5 vite u sorollat deputeti dyerve të gjykatave, dhe ishte vendimi përfundimtar i Apelit ai që, për habinë e të gjithëve, e mori dhe e kyçi në qelitë e burgut të Fierit.

Askush në rrethin e Salianjit, as Salianji vetë, nuk e kishte besuar se do të mbyllej 1 vit brenda 4 mureve si kriminel. Por, Rama i kishte thënë në Parlament të bënte kujdes. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *