Si u zbulua nga deklaratat e rreme konflikti me shkopa bejsbolli në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANA- 28-vjeçari Njulend Palaj është arrestuar sot në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim në datën 10.6.2024 pas një konflikti të ndodhur në zonën e Ali Demit me shkopa bejsbolli, ku një prej personave që morën pjesë në sherr qëlloi dhe me armë në ajër.

Mësohet se Palaj ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nën masën ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Mbjatje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit’.

Gjithashtu bëhet me dije se ai është një nga të dyshuarit kryesor të përfshirë në konfliktin e ndodhur dhe se u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen dhe pjesëmarrjen e Palajt.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ,” Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania