Siçili, ura fillon të shembet teksa automjetet kalonin mbi të

Jil
Jil
1 Min Read

Frikë kanë përjetuar shoferët që kalonin nga ura San Xhuliano, pranë Randazzo-s në Katania të Siçilisë, kur pjesë të ndërtimit nisën të shkëputeshin dhe të rrëzoheshin.

Pamjet tregojnë copëza betoni dhe dheu duke rënë në boshllëk, ndërsa mbi urë vazhdonin të lëviznin automjete.

Falë reagimit të menjëhershëm të drejtuesve të mjeteve, u shmang më e keqja, pasi qarkullimi u ndërpre menjëherë dhe nuk pati të lënduar. Ura u mbyll dhe tashmë kanë nisur punimet e rikonstruksionit.

Videoja që qarkullon nxjerr në pah gjendjen e dobët të infrastrukturës, e cila ishte cilësuar problematike prej kohësh dhe ishte dëmtuar më tej nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

Shembja shkaktoi ndërprerje të aksesit mes qytetit të Randazzo-s dhe disa bashkive të provincës së Messinës, duke rritur rrezikun e izolimit për banorët. Randazzo, me mbi 8.000 banorë, përbën qendrën urbane më të afërt ku plotësohen nevojat bazë të komunitetit.

Ndërprerja e lidhjes vështirëson aksesin në shërbimet shëndetësore emergjente, në arsimin e mesëm, në transportin ndërqytetas dhe hekurudhor, si dhe në furnizimin me medikamente, produkte konsumi dhe shërbime të tjera të domosdoshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania