Siguria në Kosovë, Kurti: Kemi marrë nën kontroll Veriun

Editor
2 Min Read

Në Prishtinë u mbajt këtë të premte seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalimin e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një përmbledhje të marrëveshjeve të nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës, por gjithashtu u ndal edhe tek situata e sigurisë në veri të Kosovës.

Kurti theksoi se Kosova ka tashmë kontroll të plotë mbi veriun e vendit, duke shtuar se aktet e fundit të dhunshme janë dëshmi e dëshpërimit të grupeve që nuk kanë më asnjë kontroll mbi territorin.

“Kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës si kurrë më parë. Kemi integritet territorial dhe, megjithëse mund të ndodhin akte sporadike terroriste, nuk ka më burime të brendshme që mund të kërcënojnë sigurinë apo stabilitetin tonë. Paramilitarët e orkestruar dhe të financuar nga Serbia janë të paaftë të destabilizojnë Kosovën për shkak të goditjeve që kanë marrë,” tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se, ndryshe nga periudha kur këto grupe kishin kontroll të plotë, tani, pasi kanë humbur këtë kontroll, po ndërmarrin akte terroriste. Ai e cilësoi këtë si fundin e sundimit të grupeve të tilla.

“Aktet terroriste që po kryhen janë shprehje e pafuqisë së tyre. Disa vite më parë, ata nuk e ndihmuan terrorizmin sepse e kishin krejt nën kontroll. Por tani që e kanë humbur atë kontroll, po realizojnë këto akte të dhunshme. Ky është fundi i sundimit të tyre,” shtoi Kurti.

Kryeministri përmendi gjithashtu se këto aktet terroriste janë pasqyra e një faze të fundit të përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën, të cilat, sipas tij, nuk do të kenë sukses.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *