
1- Piramida me trekëndësha
Je një person që kontrollon gjithçka, kështu që mesazhi për ty është t’i lësh gjërat të rrjedhin ashtu siç duhet dhe të pranosh edhe të papriturën duke u lidhur vërtet me atë që dëshiron thellë brenda teje.
2- Lulja e Lotusit
Lotusi të fton të heqësh dorë nga gjërat e panevojshme në jetën tënde dhe të përqendrohesh në atë që është qëllimi kryesor për ty. Ndalo së jetuari pa një qëllim specifik, por planifiko rrugën që do të të çojë drejt arritjes së asaj që të bën të ndihesh vërtet mirë.
3- Spirale
Spiralja ju fton të kërkoni një qendër qetësie brenda vetes dhe të përqendroheni tek ajo, sepse jeni shumë të preokupuar me ankthin dhe shqetësimin tani. E ardhmja sjell lajme pozitive dhe treguesi për rrugën që duhet të ndiqni do t’ju vijë edhe nëse ndaloni së menduari vazhdimisht për të.
4- Triskell
Simboli Triskell ju fton të bëni paqe me të kaluarën, të vlerësoni të tashmen dhe të jeni pozitivë për të ardhmen. Në fakt, duhet të kuptoni se ciklet e jetës janë të lidhura dhe mënyra se si e shihni jetën ndikon në ngjarje.
5- Rrjeta e atomeve
Ky simbol ju tregon se jeni një person shumë racional dhe se keni tendencë të përqendroheni në aspektet praktike dhe të shmangni përfshirjen emocionale në situata. Në vend të kësaj, lini vend edhe për ndjenjat, do të zbuloni se jeta mund të ngjyroset dhe si lumturia ashtu edhe dhimbja janë të dobishme.
6- Çakra
Nëse e keni zgjedhur këtë simbol, mesazhi për ju është të përpiqeni të jeni më pak impulsiv dhe të mendoni më mirë për aspektet e situatave përpara se të ndërmerrni veprime. Përdorni empatinë për të kuptuar të tjerët dhe gjithashtu përqendrohuni në aspektet jo-materiale të jetës.