Shpërthen depoja me municione, raportohet për viktima

Editor
1 Min Read

Një zjarr i madh u regjistrua në një depo municioni në Çad, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm, Koulamallah Abderaman tha se zjarri ka ndodhur në një depo ushtarake në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena.

Presidenti Mahamat Idriss Deby dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, pa specifikuar numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, një zyrtar tha se pati shpërthime të municioneve të të gjitha kalibrave.

Një banor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa tre të plagosur në rrugë, ndërsa një tjetër tha se fqinji i tij u vra.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *