JiL.al - Jeto i Lumtur

Situata e vështirë me zjarret, ja pamjet e rënda kur zjarrfikësit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vatrat e zjarrit në Kroaci po bëhen gjithnjë e më masive, duke djegur bimësi dhe pyje. Në shuarjen e zjarreve morën pjesë 149 zjarrfikës me 39 vetura zjarrfikëse nga zona e qarkut dhe një dislokim i jashtëzakonshëm nga qarqet Lika-Senj dhe Sisak-Moslavina.

Faqja në Facebook, “Vatogasci – 193” ka publikuar një video nga vendi i zjarrit ku zjarrfikësit nga DVD Marina kalojnë pranë zjarrit.

Zjarri

Shtatë aeroplanë zjarrfikës (2 Canadair dhe 5 Air Tractors) kanë ndihmuar forcat tokësore në shuarjen e zjarreve, raporton index.hr. Zjarri dogji bimësi, halorë dhe pisha në sipërfaqen e vlerësuar aktualisht prej 660 hektarë. Gjatë natës dhe paradites, zjarrfikësit kanë vazhduar në mënyrë aktive shuarjen e zjarrit në Kroaci.

Scroll to Top