Situatë alarmante në Kalasë të Delvinës, vjen në ndihmë edhe helikopteri Black Hawk

Jil
Jil
1 Min Read

Në Kalasë të Delvinës situata paraqitet shumë serioze për shkak të përhapjes së zjarrit pranë zonës së banuar. Era e fuqishme po përshpejton përhapjen e flakëve, duke rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve.

Në terren janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile. Për të ndihmuar në frenimin e zjarrit, në zonë është dërguar edhe një helikopter Black Hawk, i cili po hedh ujë nga ajri për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen në sipërfaqe më të mëdha.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shkuar personalisht në vendngjarje për të ndjekur nga afër operacionin e emergjencës dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për banorët. Ai po koordinon angazhimin e forcave në terren për të garantuar sigurinë e komunitetit.

Zjarri vazhdon të jetë një kërcënim serioz për zonën, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të parandaluar përhapjen e tij dhe për të mbrojtur banesat dhe jetën e njerëzve në rrezik. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet përgjegjëse.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania