Skandali me mikro-kreditë, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit

Editor
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka lënë këtë të premte në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për 8 nga 9 të akuzuarit për kreditë e këqija. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ttogat e zeza kanë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.

Ndërkohë, me masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro. Sakaq, në sallë njeri nga të dyshuarit ka bërë një batutë ku është shprehur “nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”.

Sakaq, të arrestuarit e tjerë kanë ‘kyçur’ gojën në sallën e gjyqit, ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen çfarë ka bërë secili prej tyre. Po ashtu një përmbarues ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *