Skema e pensioneve në Shqipëri ka dështuar me turp!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga Vladimir Dushniku

Një skemë e re për pensionet duhet të hartohet duke u bazuar në moral dhe humanizëm se sa në llogaritje teknike! Pas viteve ’90, pensionistët kanë qenë shtresa më e diskriminuar midis qytetarëve në RSH, duke u trajtuar si njerëz pa vlerë të destinuar të shkojnë drejt vdekjes dhe jo të jetojnë vitet e fundit të jetës me dinjitet!

Pensionistët kanë derdhur djersën dhe gjakun gjatë gjithë jetës në ndërtimin dhe funksionimin e të gjitha pasurive kombëtare që ekzistojnë edhe sot, por mosmirënjohja dhe përbuzja e të gjithë qeveritarëve ka bërë që ata të jetojnë të braktisur në mjerimin e vet, duke harruar se qëndrimi ndaj tyre është mësimi më konkret që i jepet brezit të ri se si do të trajtohen pasi të dalin në pension nga çdo qeveri në pushtet nëse do të qëndrojnë në Shqipëri! Por pse kemi përfunduar në këtë katastrofë morale dhe njerëzore, kur ndërkohë bëhet një propagandë e fuqishme sikur i paskemi plotësuar kushtet për në BE?

A- Skema aktuale e pensioneve u hartua duke u bazuar në përvojën e vendeve të ish-lindjes komuniste, ndoshta edhe më gjerë! Por përvoja e këtyre vendeve nuk kishte asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar! Në të gjitha vendet e ish-lindjes komuniste ekzistonin së bashku prona shtetërore dhe prona private dhe kur u ndryshua sistemi politik nga ai komunist në atë kapitalist, NUK U PRISH ASGJË NGA TË GJITHA PASURITË KOMBETARE, bile nga ana ekonomike dhe financiare pothuaj nuk u ndje fare ky ndryshim, sepse edhe qytetarët ishin punësuar si në shtet ashtu edhe në privat! Vlen të theksohet, se kudo në këto vende prona shtetërore jo vetëm nuk u prish, nuk u grabit, por u privatizua dhe punonjësit e tyre vazhduan punën tani nëpërmjet marrëdhënieve private midis tyre!

Dokumentet që sanksiononin vitet e punës në çdo biznes privat dhe shtetëror për të gjithë të punësuarit nuk u zhdukën e as u dogjën dhe nuk përbënin asnjë problem për më vonë! Në Shqipëri ndodhi e kundërta, u shkatërruan dhe u grabitën të gjitha fabrikat, uzinat, kombinatet etj., kooperativat dhe fermat bujqësore, u zhdukën apo u dogjën të gjitha dokumentet që sanksiononin vjetërsi në punë për çdo punonjës dhe njerëzit u hodhën në rrugë pa punë! Si rrjedhojë, në Shqipëri nuk vlente fare marrja e përvojës lindore, por kjo gjë nuk kishte ndodhur me parë në asnjë vend të botës! Shqipëria ishte i vetmi shtet në botë ku të gjithë të punësuarit punonin dhe merrnin rrogë në ish-kooperativat e fermat bujqësore dhe ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore si në asnjë vend tjetër në botë! KY ESHTË DALLIMI I PARË, QË NUK U MUAR PARASYSH NË HARTIMIN E SKEMËS SË PENSIONEVE!

B- Në Shqipëri, ndonëse është bërë propaganda e vazhdueshme se KA EKZISTUAR DIKTATURA MË E GËR KOMUNISTE NË BOTË, por kjo gjë nuk u reflektua as në logjikën e gjykimit të VLERËSIMIT TË PUNËS në çdo aktivitet prodhues, etj!

  1. Në atë sistem shumë punë janë kryer me punë vullnetare, në ndërtimin e hekurudhave, hapjen dhe mbjelljen e brezareve me dru frutore, korrjen e grurit, misrit etj. në Myzeqe etj., në ndërtimin e pallateve të banimit nga ndërmarrjet etj., ku pjesëmarrësve nuk iu pagua asnjë lek përveç fjetjes dhe ushqimit!
  2. Në kooperativat bujqësore, fshatarët paguheshin shumë pak në krahasim me vlerën e prodhimit që realizonin dhe paguheshin me rreth 3-4 mijë lekë të vjetra në muaj! Bile në shumicën e fshatrave dhe të muajve, fshatarësia hante bukë misri, furnizohej me shumë pak bulmet, mish etj, sepse me shumicën e këtyre prodhimeve furnizohej qyteti, mensat e punëtorëve në ndërtimin e veprave të hidrocentraleve, ku punëtorët e tyre ushqeheshin me çmime fare simbolike, në kurriz të mundit dhe sakrificave të kooperativistëve!
  3. Shumica e prodhimeve bujqësore përdorej për furnizimin e ndërmarrjeve ushqimore, që i përpunonin ato prodhime duke i rritur çmimin e shitjes, por edhe për furnizimin e qyteteve në gjithë Shqipërinë! Bile është vetë fshatarët prodhimet e tyre të përpunuara i blinim me shtrenjtë!
  4. Por kontributin më të madh, BUJQËSIA e ka dhënë, sepse gati 50% e prodhimeve bujqësore më cilësore, EKSPORTOHESHIN JASHTË VENDIT duke i siguruar shtetit një sasi valute të madhe që shërbente për importimin e fabrikave, uzinave, kombinateve, lëndës së parë për ekonominë, etj! Por fshatarësia kooperativiste, përveç rrogës mujore prej 3-4 mijë lekësh në muaj, NUK KA PËRFITUR ASGJË NGA KONTRIBUTI QË ATA I KANË DHËNË EKONOMISË ME PUNËN DHE PRODHIMET E TYRE! Pra, ish-kooperativistët janë paguar shumë pak, por me prodhimet e tyre është ushqyer e gjithë popullsia e vendit, ndërsa në ish-vendet e lindjes komuniste, fshatarët privatë kanë punuar vetëm për vete dhe prodhimet e tyre nuk i shkonin shtetit përveç detyrimeve tatimore! Por pensioni i ish-kooperativistëve është llogaritur mbi bazën e rrogës që ata janë paguar, duke injoruar kontributin e dhënë për vendin, gjë që është e gabuar në kushtet e vendit tonë! KY ESHTË DALLIMI I DYTË QË NUK U MUAR PARASYSH NË HARTIMIN E SKEMËS DHE LLOGARITJEN E PENSIONEVE TË ISH-KOOPERATIVISTËVE!
  5. Ish-minatorët kanë qenë kategoria më e rrezikuar, më e vështirë në punë, shëndeti i tyre, si askush tjetër në vend, ka qenë gjithmonë në rrezik, aq sa edhe mosha mesatare e jetës së tyre ka qenë dhe është më e vogël se e të gjithë të punësuarve të asaj kohe! Sado të jenë paguar ish-minatorët në atë kohë, krahasuar me rreziqet dhe vështirësitë e punës së tyre, nuk kanë qenë të mjaftueshme, sidomos po të krahasoheshim me VLERËN E PRODUKTIT QË ATA I KANË DHËNË VENDIT! Parulla e asaj kohe se “KROMI ÇAN BLOKADËN” ishte një realitet konkret! Mbi 600 kamionë SAUREL transportonin mineralin e kromit çdo ditë e natë nga Bulqiza në portin e Durrësit dhe prej andej 4 vaporë transoceanikë transportonin mineralin e kromit për në Kinë duke sjellë prej andej me KLERING të gjitha mallrat e nevojshme për ekonominë e vendit, e deri tek armatimi dhe municionet e ushtrisë! Vlen të theksohet se shumica e armatimit, municioneve, aparaturave etj, me të cilat u pajis ushtria pas prishjes me ish-Bashkimin Sovjetik, u siguruan vetëm nga prodhimi që i siguruan ekonomisë së vendit DJERSA, SAKRIFICAT dhe GJAKU I MINATOREVE, që sot paguhen me një pension skandaloz! Të gjitha minierat që u zbuluan, u vunë në shfrytëzim nga këta minatorë, janë gati në çdo kohë në shërbim të ekonomisë, por është PAFTËSIA DHE KORRUPSIONI I QEVERITARËVE TË NDËRYSHËM QË SUNDUAN KËTË VEND SI PUSHTUES, që vendi dhe populli shqiptar NUK KA PËRFITUAR ASNJË LEK! KY ESHTË DALLIMI I TRETË, QË NUK U MUAR PARASYSH NË HARTIMIN DHE LLOGARITJEN E PENSIONEVE TË ISH-MINATOREVE! KONKLUZION: Llogaritja e pensioneve të ish-kooperativistëve dhe ish-minatorëve duhet të RILLOGARITET JO SIPAS PAGES QË U ËSHTË DHËNË, POR SIPAS KONTRIBUTIT QË ATA I KANË DHËNË EKONOMISË DHE POPULLIT SHQIPTAR! Brezi i sotëm i pensionistëve kanë sakrifikuar shumë nga jeta e tyre, jo vetëm në rritjen, shkollimin, edukimin, sigurimin e shëndetit dhe banimit etj., të fëmijëve të tyre, që sot janë punonjës, deputetë, ministra, drejtorë, specialistë, mësues etj., në institucionet shtetërore dhe private, por edhe se u kanë lënë atyre për shfrytëzim të gjitha pasuritë kombëtare të zbuluara dhe të vëna në shfrytëzim prej tyre, që prej 34 vjetësh i kanë pasur në gjendje për të përfituar nga shfrytëzimi i tyre, pavarësisht se çfarë bënë me ato! Për të parë në këtë këndvështrim, është detyrë e brezave të tanishëm dhe qeveritarëve në pushtet, që t’u kthejnë në shenjë mirënjohjeje prindërve dhe gjyshërve të tyre detyrimin për t’u garantuar një pension me dinjitet, të pa-kushtëzuar si lëmoshë! Është detyrë e çdo brezi të ri që të kujdeset me respekt për të moshuarit në një shoqëri njerëzore moderne, bazuar në humanizmin dhe respektin reciprok, e jo rastësinë! Pensionistët e sotëm kanë sakrifikuar bukën e gojës, argëtimet, përfitimet etj, të tyre për mirëratimin e fëmijëve, ndaj kjo gjë duhet t’u kthehet me mirënjohje të moshuarve nga fëmijët e tyre dhe brezi i ri! Është detyrë njerëzore, morale dhe fisnike që brezi i sotëm të sakrifikojë ndaj pensionistëve dhe të mos ndodhi që deputeti të marrë 3.1 milion lekë në muaj, ndërsa 512 mijë pensionistë të marrin nën 200 mijë lekë të vjetra, duke i lënë në mjerim të madh, për më tepër edhe duke u tallur dhe përbuzur ata që protestojnë prej 7 javësh para Kryeministrisë, por që askush nuk denjon t’i dëgjojë protestat e tyre! Se brezi i sotëm nuk e gjeti vendin shkretëtirë, pa asnjë bazë jetike të ekonomisë, dhe kjo është si rezultat i sakrificave të këtyre pensionistëve të sotëm që protestojnë për bukën e gojës, që është një turp i madh për të gjithë shoqërinë shqiptare të degraduar në turmë pa kokë!
  6. Pas shkatërrimit dhe grabitjes së të gjithë ish-kooperativave bujqësore, fabrikave, uzinave, kombinateve etj., u zhdukën dhe u dogjën të gjitha dokumentet që vërtetojnë listë-pagesat, etj, të vjetërsisë në punë dhe kjo NUK ISHTE FAJI I KËTYRE PUNONJËSVE, POR I PUSHTETARËVE TË ASAJ KOHE! Është humane, mirënjohje dhe vlerë e një shoqërie të përparuar për të gjithë këta fatkeqë, që për njohjen e të gjitha viteve të punës që nuk ekzistojnë dokumentet, shteti të përdorë logjikën që zbatohet në rastet e përballimit të fatkeqësive natyrore: T’u njihet të gjithë vitet e punës të gjithë atyre që nuk u gjetën dokumentet për të vendosur një PAQE SOCIALE dhe një jetë normale e dinjitoze për një sistem politik që pretendon se është më NJERËZOR, MË SHPËRBLYES se sa ai ish-komunist, ndryshe do të konsiderohet DIKTATURË! KY ESHTË DALLIMI I KATËRT, QË NUK U MUAR PARASYSH NË HARTIMIN DHE LLOGARITJEN E PENSIONEVE TË TË GJITHË PUNONJËSVE QË NUK U JENË GJENDUR DOKUMENTACIONI QË VËRTETON VJETËRSINË NË PUNË TË TYRE! Realiteti politik, social dhe ekonomik në Shqipëri pas vitit 1990, ka qenë i pangjashëm nga çdo vend i botës, ndaj përvoja e vendeve të lindjes ish-komuniste apo edhe e të gjithë botës nuk ka pasur asnjë ngjashmëri për t’u marrë dhe implementuar si përvojë për hartimin e SKEMËS SË PENSIONEVE NË SHQIPËRI! Realiteti i këtyre 34 vjetëve, ku pensionistët janë trajtuar si robër lufte, e vërteton më së miri këtë logjikë, ndaj duhen marrë parasysh, në interes edhe të një PAQEJE SOCIALE të të gjitha shtresave shoqërore në vend! Pensionet e PLEQËRISË kanë nevojë të jenë të garantuara me një ligj, gjë që do të krijojë edhe ndërgjegjen dhe ndershmërinë që të gjithë të punësuarit të derdhin kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore pa hile! Me ligj duhet të sanksionohet se kontributet e derdhura për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas masës së përcaktuar nga qeveria, duhet të garantojnë një masë pensioni me dinjitet në masën 70% të pagës që u paguhej punonjësve në momentin e daljes në pension pleqërie! Pensionet në të ardhmen nuk duhet të krijojnë PASIGURI TË JETESËS SE ÇDO PENSIONISTI DHE NUK DUHET TË VAREN NGA SASIA QË QEVERIA MBLEDH NGA KONTRIBUTET PËR SIGURIMET SHOQERORE TË PUNONJËSVE SHTETËRORE DHE PRIVATE! Është shteti ai që mbledh kontributet që derdhin të punësuarit gjatë jetës, pra duhet të jetë shteti ai që duhet të përgjigjet për sigurimin e pagesës së masës së caktuar të pensionit për çdo individ! Duhet të bëjë të mundur edhe derdhjen e ndërgjegjshme të kontributeve, por edhe të sanksionojë shtetin që të përgjigjet për sigurimin e një pensioni pa u ndërvarur nga vështirësitë, pa aftësitë apo korrupsioni i qeverive të mëvonshme, për të mos e lidhur masën e pensionit me derdhjen momentale të kontributeve të punonjësve të viteve të mëvonshme!

KY ËSHTË DALLIMI I PESTË QË NUK U MUAR PARASYSH NË HARTIMIN DHE LLOGARITJEN E TË GJITHA PENSIONEVE!

  1. Pensionistët janë qytetarë të RSH, janë krijuesit e të gjitha pasurive kombëtare, që u gjendën në vitin 1990 dhe si të tillë kanë të drejtën e përfitimit mujor nga SHFRYTËZIMI I TË GJITHA KËTYRE PASURIVE KOMBETARE! Justifikimi i KM Rama se pensionet janë të lidhur vetëm me derdhjen e kontributeve nga të punësuarit aktualë është sa e papërgjegjshme aq edhe kriminale! Pensionistët nuk kanë kohë të mjaftueshme të jetesës që të presin sa të shfrytëzohen autostradat, portet, aeroportet etj. që kërkon të ndërtojë qeveria, por ata i duan paratë e pensioneve sot, që të blejnë ushqimet, ilaçet, etj! Qeveria ankohet se nuk paska para të mjaftueshme, por ka rrugë të shpejta që mund t’i realizojë me një të rënë të lapsit! Kompensimi i bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm u bëhet pensionistëve në masën 150 lekë në muaj sipas një VKM të vitit 1996, por qeveria pse nuk e ndryshon kur çmimet e tyre janë 15-20 fishuar? Në faturat e dritave dhe ujit na mbahen edhe 20% TVSH, por jo pse nuk na hiqet? Mire që nuk paska lekë qeveria, por për të na i marrë pse na i merr? Bashkia Tiranë merr në çdo pallat 3% të sipërfaqes së banesës, por nga kjo sipërfaqe pse nuk e përdor për mjedise argëtimi, kafe-bibliotekë për pensionistët, bile edhe me kafe, çaj etj. me çmime të ulura pa TVSH dhe jo të rrinë si skllevër nëpër qoshe pallatesh në dimër e në verë? Po këto pse nuk i realizon qeveria, që nuk kërkojnë shpenzime të mëdha? Një qeveri që i DHIMBSET populli i vet dhe që nuk është e KORRUPTUAR, këto sugjerime duhet dhe mund t’i marrë parasysh në hartimin e REFORMËS SË RE TË PENSIONEVE!
Scroll to Top