Skena si në filma, ja si arritën tre shqiptarë “t’ja mbathin”

Jil
Jil
1 Min Read

Tre shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në zonën e Medinit në Greqi mesnatën e djeshme.

Sipas medieve greke, njëri prej tyre, 35 vjeç është arrestuar ndërsa vijojnë kërkimet për dy bashkatdhetarët e tjerë.

Dy prej shqiptarëve akuzoheshin për drogë dhe tjetri për vrasje.

Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë.

Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është ndaluar.

Ata ndodheshin në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *