Skifterët” e paidentifikuar i marrin kursimet dhe pensionin

Editor
1 Min Read

Një e moshuar në qytetin e Korçës ka denoncuar vjedhjen që i është bërë në banesën e saj. Sipas saj, persona ende të paidentifikuar për policinë lokale i kanë hapur derën kryesore dhe kanë hyrë brenda duke vjedhur kursimet dhe pensionin.

Ende nuk dihet shuma e vjedhur ndërkohë që policia mësohet të ketë kqyrur kamerat e bizneseve përreth banesës, pasi shtëpia ndodhet në afërsi të bulevard “Republika”.

Mësohet paraprakisht që autori ka qenë i vetëm dhe policia është në kërkim të tij, por nuk jepen detaje nëse është identifikuar apo jo.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *