JiL.al - Jeto i Lumtur

Sot, seancë plenare/ Çfarë do të diskutohet në Kuvend?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këtë të mërkurë, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës.

Seanca plenare do të nisë në orën 10:00.

Në rend dite janë raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, projektligji për Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo seancë e së mërkurës është e para pas vendimin të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së.

Gjykata e Apelit njohu ish-kryeministrin Sali Berisha si kreun e PD-së, duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Scroll to Top