JiL.al - Jeto i Lumtur

SPAK i komunikon akuzat Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SPAK i komunikoi avokatit të Mirel Mërtirit akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Akuzat i janë komunikuar avokatit, në mungesë të Mirel Mërtirit.

Edhe Klodian Zotos i është komunikuar akuza e korrupsionit e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.

Scroll to Top