JiL.al - Jeto i Lumtur

SPAK po shkund partinë e Metës? Ja si përgjigjet Brahimllari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Endri Brahimllari thotë se e ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, në funksion të moralit politik.

Në një emision televiziv, Brahimllari u shpreh se situata në Partinë e Lirisë, sipas tij, nuk ka lidhje me çështjen e hetimit të SPAK, për lobimet në SHBA.

Brahimllari shtoi se çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon

“Ilir Meta është faktor i padiskutueshëm. Problemi sot më vjen keq që diskutohet çështja e aprtisë, problemi është sesi do të godasim keqqeverisjen. Konventa e 27 prillit do të gjejë një mënyrë për bashkim. Unë në konventë do të shkoj. Dorëheqja ime është bërë për të ofruar një shans për unitetin dhe për të krimjuar një shans për dhe mos të kemi neser. Në konventë do të shkojmë me dy teza. Unë po bëj një hap pas. Ajo është një hapje e partisë që kryetari e bëri dhe ne e vlerësuam. Unë mendoj që situata e tillë, nëse ne do të shkojmë me një ide për të pasur një platformë të, për 4 majin e këtij ka përegjegjësi i gjithë ekipi.

Nuk besoj se lidhet me çështjen e hetimit të SPAK . Në çështjen e hetimit që po hetohet për çështjen e lobimit, zotëria sot është në krye të partisë dhe nuk përfshihet në këtë çështje. Brahimllari nuk është thirrur në SPAK për të dhënë si person që ka dijeni për një çështje që i përket kryetarit të partisë, unë jam thirrur për një çështje që i përket Monika kryemadit në 2019 dhe që është sqaruar, është totalisht e ligjshme dhe e rregullt. Unë merret me rojen e partisë? Unë jam nënkryetar partie. Unë nuk  kam dhene dorëheqjen në funksion të këtij rrethimi. Unë e kam dhënë dorëheqjen në funksion të moralit tim politik. Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për atë që i takon. Tradhti me Edi Ramën? Ka necojë Edi Rama për ta trdhtuar unë? Çfarë po flisni

Scroll to Top