Rezultatet e punës së SPAK për vitin 2024 u diskutuan në një studio televizive me gazetarin Ferdinand Dervishi dhe avokatin Edmond Petraj.
‘SPAK ka qenë rezultativ gjatë gjithë vitit. Ka bërë dosje të paimagjinueshme më parë. Kemi pasur arrestimin e një ish kryeministri Ilir Meta. E njëjta gjë me ish kryeministrin Berisha. Kemi një numër ministrash dhe ish ministrash që i bëri bashkë gjithë ky vit. Viti ku drejtësia ka bërë goditjet më të forta ose punën më të mirë në 34 vjet. Pastaj si do shkoj historia, ajo duhet të themi, viti tjetër do provojë SPAK. nëse SPAK është dështim, nëse e ka bërë Edi Rama, është viti i ardhshëm që do i vulos gjitha këto. SPAK është opozita e vetme e kastës së vjetër politike në Shqipëri.’
Më tej theksoi zbërthimet e bëra nga përgjimet në Sky dhe Encro Chat. Ndërsa deklaroi se pikë kyçe do jetë zbardhja se çka ndodhur me Ervis Martinajn.
‘Duke mbetur te krimi i organizuar. SPAK ka thyer aplikacionet telefonike, Sky Eç. Dhe më prapa është Matrix. SPAK e habitshme si pati këtë fat. Përgjimet nuk të falin. Ky është fati i madh i SPAK për këto avantazhe. Është thyer dhe aplikacioni tjetër që mbulon kohën. Ende nuk kemi konfirmuar Vis Martinaj. Ai nuk është më mister. Kundërshtarët e tij kanë mbaruar punë me të. Kanë përdorur Matrix edhe Vis Martinaj edhe kundërshtarët e tij. Mjafton të zbardhet kjo ngjarje, shkatërrohet piramida e krimit cilësor në Shqipëri. Për mua shteti do ngrejë kokën edhe më, do i japë goditje që do zgjas shumë gjatë. Mjaft të bëhet hetimi, si u mor ky njeri. Dhe bëhet e gjitha bashkë.’
Avokati Petraj thotë se SPAK ka patur lëvizje shumë të forta edhe gjatë 2023 dhe 2024.
‘Këtë vit ka pasur goxha lëvizje sa i përket SPAK. Edhe ato dosje që u transferuan nga Krimet e Rënda. Nga 2023 dhe 2024 ka patur lëvizje shumë të forta për dosjet e nivelit të lartë. Duke pasur mundësinë dhe asetet e plota për zgjidhjet e ndërhyrjeve emergjente të organit të akuzës. SPAK ka kompetencën që të bëjë hetimin e themelit për çdo rast. Se ç’del më pas është tjetër gjë. E shoh rezultanten e SPAK, e shoh më të fortë përballjen si do argumentojë me forcë mbrojtjen e asaj që ka argumentuar në gjykatë.’
Më rëndësi ai sheh se ç’do ndodh me dosjen CEZ DIA për të cilën është vënë në arrest në burg ish-presidenti Ilir Meta. Nëse zbërthehet privatizimi i kompanisë CEZ DIA thotë ai do hapet Kutia e Pandorës, pasi do zbulohet edhe roli i Berishës.
‘Për dosjen Meta ku është i përfshirë edhe Berisha. Të gjithë janë në masë sigurie, përveç dy personave. Vetëm për Berishën nuk ka një thirrje për dëshmi në SPAK. prezenca e një funksionari të CEZ do hapë kutinë e pandorës. Do shohim si do rrënohet bashkëqeverisja sa i përket privatizimit të CEZ. Kishte lum abuzimesh që bënë CEZ ta dorëzonte. Nëse kjo dosje hapet, 2025 do kemi surpriza për CEZ DIA. Nuk do ketë më ndryshime apo rikualifikime. CEZ DIA ngelet pika kyçe për Metën. Shikoni kënaqësinë që i dha pushteti. Do kemi hetim pasuror.’
Sipas Petrajt Meta rrezikon 10-15 vite burg, ndërsa për dosjen Partizani mendon se SPAK nuk ka dashur ta hetoje deri në fund Berishën.
‘Sipas gjasave 10-15 vjet i ka si pjesë të masës që mund të kërkojë Prokuroria e Posaçme. Kurse Dosja Partizani është një dosje që nuk është hetuar fare. Ka gjasa që SPAK nuk ka dashur të hetojë më tepër për zotin Berisha. Për zotin Berisha mendoj se mund të kishte elementë të tjerë të veprës penale.’