SPAK dorëzon dosjen në GJKKO, ja çfarë pritet në vijim

Editor
2 Min Read

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar zyrtarisht dosjen e çështjes “Toyota Auris” në Gjykatën e Posaçme për gjykim, lidhur me ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është akuzuar për kryerjen e veprave penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm.”

Po ashtu, akuzat janë ngritur edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, duke përfshirë Erjona Daupaj, e cila akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete. Radovan Çela është akuzuar për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm, ndërsa Astrit Vlasi për korrupsion aktiv.

Prokuroria ka bërë të ditur se avokatët e të akuzuarve mund të kundërshtojnë akuzat brenda një periudhe 10 ditore, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme për kalimin e çështjes për gjykim.

Më 31 korrik, Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Aurel Zarkën për akuzat e ndërhyrjes të paligjshme dhe ndikimit të tij tek gjyqtarët dhe prokurorët për tetë çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën, janë lëshuar urdhërarreste për tre persona të tjerë, përfshirë Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi, të cilët nuk janë ekzekutuar për shkak se ndodhen jashtë shtetit.

Sipas SPAK, Zarka ka marrë para për të ndikuar në prokurorët dhe gjyqtarët që merreshin me çështje të ndryshme penale, duke përfshirë edhe çështjen e njohur “Toyota Yaris”, që lidhet me një hetim për një grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro, i cili u mbyll me një të dënuar për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *