
Prokuroria e posaçme po kryn veprime hetimore për 32 kallëzime të rregjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në strukturën e posaçme deri në datë 30 maj janë depozituar 61 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore, por deri më tani vetëm për 32 prej tyre janë gjetyur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore për të identifikuar edhe personat përgjegjës.
Nëpërmjet platformës online të publikuar në faqen zyrtare në internet të prokurorisë së posaçme kanë mbërritur 29 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës. Nga ana tjetër 8 procedime janë nisur kyesisht me inciativë dhe indicie të prokurorve të posaçëm.
Në janar të këtij viti, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore. Struktura qendrore do të drejtohet nga Altin Dumani dhe të përfshirë janë prokurorët e posaçëm që do të zbresin në terren në 12 qarqet e vendit, bashkë me agjentët e byrosë kombëtare të hetimit. 3 prokurorë janë angazhuar në Tiranë, 2 në Fier dhe 2 në Elbasan dhe pjesa tjetër në qarqet e tjera të vendit.
Ndërsa veprat penale që do të hetohen në kuadër të këtij plani masash janë korrupsioni aktiv e pasiv në zgjedhje, si dhe çdo vepër penale në kuadër të krimeve zgjedhore e kryer nga krimi organizuar apo nga zyrtarë publikë të nivelit të lartë.