SPAK i sekuestroi pasuritë/ Ekstradohet nga Spanja, Juxhin Drazhi!

Jil
Jil
5 Min Read

Një 34-vjeçar, pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, është ekstraduar nga Spanja.

I riu Juxhin Drazhi, akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 30 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.

Prokuroria e Posaçme, më 28 Qershor, ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milion euro të Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe një personi tjetër, të hetuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sekuestrimi i pasurive erdhi rreth 1 muaj e gjysmë pasi SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane lëshuan urdhër arreste për 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet fjalë 21 pasuri të sekuestruara në qytetin e Durrësit, përfshirë truall, ndërtesa, biznese.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale.

Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim.

Përmes vendimit nr.39 të datës 20.06.2025, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi sekuestrimin e tyre.

Vendimi u zbatua nga hetuesit financiarë të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më datë 27.06.2025.

Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:

Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.

Procedimi penal nr.36/2019 është regjistruar për veprat penale:“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal, janë evidentuar pasuri të cilët dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.

Procedimi pasuror nr. 10/2025 u regjistrua me qëllim verifikimin e pasurive të subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, në total 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal në të dy vendet.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro.

Hetimi pasuror lidhur me të gjithë subjektet vazhdon.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania