SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit 2023. Hetimet do të zgjasin deri në mars 2025, kur është afati i fundit për kalimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO).

Nëse hetimet kalojnë në GJKKO, gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për hetim të mëtejshëm. Ky vendim është marrë gjithashtu edhe për familjarët e Ahmetajt, përfshirë bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten e tij.

Arben Ahmetaj akuzohet për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”. Pas lëshimit të urdhrit të arrestit në korrik 2023 dhe shpalljes në kërkim ndërkombëtar, ai i mori akuzat përmes avokatit të tij në mars 2024.

Hetimet dyshojnë se gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si ministër, Ahmetaj ka favorizuar disa sipërmarrës për lidhjen e kontratave koncesionare. Përveç akuzave penale, është duke u kryer edhe një hetim pasuror, ku janë sekuestruar dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

Scroll to Top