
Tepelenë- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë.
Dyshohet për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore.
Nisja e hetimeve erdhi pas një denoncimi të bërë publik nga nje emision investigativ. Materiali solli në vëmendje fakte, kontrata dhe dokumente zyrtare që ngjallin dyshime të forta mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura nga kryetari i kësaj bashkie, Tërmet Peçi në dhënien e disa tenderave.
Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe pritet një reagim zyrtar nga SPAK mbi gjetjet fillestare.