Spanja eleminon Gjermaninë nga Euro 2024

Editor
5 Min Read

Spanja është gjysmëfinalisja e parë e Euro 2024, Gjermani eliminohet nga vazhdimi i garës. Ndeshjen e parë të madhe të Europianit e Shtutgartit, e cilësuar si një finale e parakohshme, e meritonte cilësimin. Për të përcaktuar fituesin u desh minuta e 119-të, për të zgjidhur enigmën e gjysmëfinalistit. Merino do të ishte heroi i spanjolëve, i cili do të shënonte me kokë pas një pasimi të Olmos.

Luftë e fortë sportive, emocione dhe në fund keqardhje, që përfundoi një betejë e tillë dhe e vërtetë futbollit. Natyrisht edhe për eliminimin e Gjermanisë, fati kësaj here nuk ishte me ta, por në horizonte është rikthimi i saj…

Mbyllet ndeshja!

126’- Carvajal ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Spanjën me 10 lojtarë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Musiala.

124’- Fullkrug shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Me fat spanjollët.

123’- Kundërsulm i shpejtë i Spanjës, Torres nuk shënon dot i vetëm me portierin Neuer.

122’- Laporte ndal një gjuajtje të fortë të Kimmich.

120′- Akordohen 3 minuta shtesë!

119’- Gooool Spanja 2-1! Merino rikthen avantazhin e iberikeve dhe i afron me kualifikimin. Mesfushori shënon me kokë, pas një krosimi të Olmo.

117- Ndërhyrje fantastike e Simon, që ndal një top që po shkonte në rrjetë, nga krosimi i Kimmich.

116’- Nacho rrëzohet në fushë, pas një kontakti me Wirtz. Ndalet loja për pak sekonda, por gjithçka është e rregullt sipas arbitrit.

106’- Gjuajtje e fortë e Musiala, ndalet nga Cucurella. Protesta të gjermanëve që kërkojnë penallti për prekje me dorë, por Taylor vazhdon lojë.

Mbyllet pjesa e parë e shtesave.

105’- “Flirton” me golin edhe Gjermania, gjuajtja e Wirtz gjithashtu shkon jashtë.

104’- Sa pranë i shkon golit Spanja. Goditja e Oyarzabal shkon pranë shtyllës.

103’- Fabian Ruiz largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, në vendin e tij aktivizohet sulmuesi Joselu.

101’- Moment i rrezikshëm në zonën e Spanjës. Musiala futet bukur dhe provon një pasim në qendër, por del Simon dhe largon topin.

100’- Carvajal ndëshkohet me karton të verdhë dhe humb ndeshjen e radhës, në rast kualifikimi.

95’- Rudiger ndal një gjuajtje të fortë të Oyarzabal.

90′- Minutat shtesë nisin me ndryshim te Gjermania. Havertz largohet, për t’i lënë vendin mbrojtësit Anton.

Mbyllet koha e rregullt. 94′– Koha e rregullt nuk prodhon fitues. Ndeshja shkon në shtesa.

93’- Nuk i besojnë syve gjermanët. Gjuajtja e Muller shkon ngjitur me shtyllën

90′– Akordohen 4 minuta shtesë!

89’- Goooool Gjermania 1-1! Gjermanët nuk vdesin kurrë. Wirtz barazon shifrat, duke shënuar, pas një pasimi të marrë me kokë nga Kimmich.

86’- Simon i mohon golin Havertz, akordohet goditje dënimi në favor të spanjollëve.

84’- Tentativë e dështuar e Ruiz nga jashtë zone, me topin që shkon shumë larg portës.

83’- Mundësi e artë shënimi për Gjermaninë. Gabon Simon që e dërgon topin te Havertz. Gjuajtja e sulmuesit shkon mbi portë.

82’- Unai Simon ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

79’- Dy zëvendësime te Spanja, Merino dhe Oyarzabal, marrin vendin e Moratës dhe Williams. Te Gjermania, Muller merr vendin e Tah.

77’- Të pafat gjermanët. Fullkrug nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla e majtë e portierit Simon.

75’- Torres ndal në mënyrë të gabuar një aksion të shpejtë të gjermaneve dhe ndëshkohet me të verdhë.

73’- Mittelstadt ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Torres.

72’- Kai Havertz shpërdoron një rast të artë shënimi. Sulmuesi nuk shënon dot, pas një pasimi të shkëlqyer të marrë në zonë. Carvajal bën heroin me një ndërhyrje vendimtare.

70’- Unai Simon, i mohon golin Andrich. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të mesfushorit nga jashtë zone.

68’– Ndëshkohet me karton të verdhë Kroos. Mesfushori ndalon në mënyrë të parregullt Dani Olmo-n, që shpërtheu në mesfushë.

67’- Carvajal ndal një aksion të rrezikshëm të gjermanëve. Pasimi i Havertz, nuk shkon si duhet te Fullkrug.

64’- Fullkrug provon me kokë pas zhvillimeve të një goditje këndi. Top shkon jashtë portës.

SPANJA: Simon, Carvajal, Cucurrella, Laporte, Le Normand, Pedri, Rodri, Ruiz, Yamal, Williams, Morata.

GJERMANIA: Neuer, Tah, Rudiger, Raum, Kimmich, Gundogan, Can, Kroos, Musiala, Havertz, Sane.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *