JiL.al - Jeto i Lumtur

Sporti në zi, ndahet nga jeta trajneri shqiptar Albert Spahiu

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër lajm i trishtë nga sporti shqiptar, ku trajneri legjendar i Skraparit, Albert Spahiu, i cili prej më shumë se dy dekadash ka drejtuar skuadrën e qytetit është ndarë nga jeta.

Spahiu gjithashtu ka kaluar edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist te skaudra e qytetit.

Lajmi i trishtë është dhënë nga presidenti i FSHF, Armando Duka.

“Lajmi për ndarjen nga jeta e trajnerit të Skraparit, Albert Spahiu, më ka trishtuar shumë.

Spahiu drejtonte prej më shumë se dy dekadash skuadrën e Skraparit, me të cilin ishte shumë i lidhur pasi aty ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist nga viti 1978 e deri në vitin 1992, duke qenë edhe kapiten për 6 sezone.

Një njeri me vlera të mëdha për komunitetin e Skraparit e që ka dhënë kontribute ndër vite veçanërisht për futbollin në këtë qytet.

Dua t’i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta, edhe në emër të FSHF-së, familjes Spahiu, të afërmve dhe miqve të tij.

Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar!”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Scroll to Top