
Reperi Arkimend Alushi, i njohur si Stresi, ka performuar ditën e sotme në eventin përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike.
Stresi iu drejtua Berishës duke i thënë “je doktori i zemrës time”, teksa pati një përshëndetje edhe për Erion Veliajn. Ai nuk harroi as Noizy-n, me të cilin tashmë janë miq, dhe tha se ai po mbështet partinë e gabuar, referuar Partisë Socialiste.
“Kam sot një këngë që ja kam dedikuar njishave. Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur? Doktor, je doktor i zemrës sime! Dhe i thashë shokut im, Noizy, je në partinë e gabuar vëllai im!”– tha Stresi.