JiL.al - Jeto i Lumtur

Studentët hidhen në protesta, ja kërkesat e tyre

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Studentët në Belgjikë dhe Holandë kanë dalë në protestë kundër luftës në Gaza. Ata kanë ngritur tenda në univestitetet respektive në kryeqytet. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të kërkojnë ndërhyrjen e policisë.

Studentët në Belgjikë dhe Holandë i janë bashkuar valës së protestave në mbarë botën kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Maqedonia e Veriut “mbyll gojën”/ Nesër votime edhe për qeverinë, edhe për Presidentin. Taravari, si “king maker”
Protestuesit bllokuan të universiteteve të Gent dhe Amsterdam, duke iu bashkuar demonstratave që filluan në kampuset e SHBA.

Në Universitetin e Amsterdamit në qendër të qytetit, ata ngritën dhjetëra tenda.

Studentët duan që t’i japin fund partneritetit të godinave ku studiojnë me institucionet izraelite.

Një zëdhënëse e UVA-së tha se ndërsa e fali protestën gjatë ditës, nuk do të tolerojë që studentët të qëndrojnë aty gjatës natës.

“Ne do ta raportojmë në polici”, tha ai.

Në Belgjikën fqinje, rreth 100 studentë pushtuan iu bashkuan rezistencës.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë studentët të rrethuar nga tenda duke brohoritur “Pushtimi duhet të ndalojë” në një ndërtesë universitare.
Disa punonjës dhe profesorë kanë nënshkruar një letër të hapur duke mbështetur protestën dhe duke dënuar vendimin e universitetit për të vazhduar bashkëpunimin kërkimor me Izraelin.

Ndërkohë në shumë kampuse të SHBA pavarësisht ndërhyrjes së SHBa, protestat nuk janë shuar.

Të hënën në mbrëmje, një grup studentësh në Shkollën e Dizajnit në Rhode Island përdorën tavolina dhe karrige për të bllokuar hyrjen në katin e dytë të një ndërtese në kampus, duke penguar policinë të hynte brenda.

Në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, policia arrestoi më shumë se 64 persona, përfshirë 40 studentë gjatë këtyre 24 orëve.
Shkollat po provojnë taktika të ndryshme deri tek kërcënimet për veprime disiplinore për t’i detyruar protestuesit të rrëzojnë kampet ose të zhvendosen në zonat të tjera.

    Scroll to Top