Studiuesi i njohur: Ja pse nuk mund të krahasohet me Vatikanin

Editor
1 Min Read

Studiuesi Sadik Bejko, i ftuar në emisionin Kjo javë komentoi krijimin e shtetit të Urdhrit Bektashi.

Bejko tha se për këtë shtet duhej që të përgatitej opinioni publik. Ai tha se Shteti Bektashi nuk mund të krahasohet me Vatikanin, pasi Vatikani ka një traditë të vjetër e shekullore.

Studiuesi Sadik Bejko: Kjo ide e shtetit bektashi trazoi shumë ujëra. Opinioni publik u zu në befasi. Duhej të përgatitej opinioni publik. Edhe intelektualët u zunë të befasuar. Ideja e një shteti bektashi u shfaq në një media prestigjioze si NYT, ku është e vështirë të kesh një artikull e jo më faqen e parë. Edhe presidentët amerikanë, kur shpallin një vendim të rëndësishëm si prsh shpallje lufte, përgatisin opinionin.

Ne nuk jemi shtet i konsoliduar. Një klerik që del nga selia e tij dhe hyn në politikë, ai ka humbur vendin e vet. Nëse krahasojmë me Vatikanin, ata kanë një histori, kanë një traditë. Vatikani ka strukturat e tij diplomatike, ka shërbimet sekrete, por ka traditë shekullore mijëra vjeçare, nuk mund të krahasohesh me Vatikanin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *