Pas ditëve përvëluese, sot vendi ynë është përfshirë nga reshjet të dendura shiu që kanë ulur disi edhe temperaturat.
Shtrëngatat e shiut kanë shkaktuar edhe problematika. U deshën vetëm pak minuta shi që disa zona në kryeqytet të gllabëroheshin nga uji.
Nga videot e siguruara shihet qarte se uji ka mbuluar gjithë sipërfaqen e rrugës në disa zona të kryeqytetit.
Niveli i ujit ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve gjë kjo që ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar.