JiL.al - Jeto i Lumtur

Stuhi masive në disa shtete

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një stuhi masive ka goditur pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të SHBA-së, raporton “BBC”.

Stuhia e borës ka mbyllur rrugët kryesore, rezortet e skijimit dhe dhjetëra e mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia veçanërisht është e rëndë në rajonin e Sierra Nevadas, ku erërat kanë arritur shpejtësi deri 305 kilometra në orë.

Njerëzit janë paralajmëruar për “një rrezik të lartë deri në ekstrem nga ortekët” në ato zona, duke përfshirë edhe zonën më të madhe të Liqenit Tahoe.

Rreth 33 mijë persona në Nevada kanë mbetur pa energji elektrike dhe afro 24 mijë në Kalifornia.

Një rrugë 121-kilometërshme në një autostradë është mbyllur të shtunën, ka njoftuar patrulla e Kalifornisë për Autostrada.

Scroll to Top