JiL.al - Jeto i Lumtur

Stuhi të forta në SHBA, tre të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, njëri prej të cilëve vrau tre persona në Indiana, raportojnë mediat amerikane.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për tornado, që do të prekë më shumë se 13 milionë njerëz në qendër të vendit dhe tha se një tornado shumë i rrezikshëm ka goditur shtetin e Ohajos.

“Është një fatkeqësi absolute,” tha presidenti i Dhomës së Tregtisë së Liqeneve Indiane në atë shtet. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time,” tha Amber Fegan për televizionin ABC. Fegan theksoi se në qendër të qytetit situata është me të vërtetë shumë e keqe.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në rrjetet sociale se një tornado kishte kaluar nëpër qarqet Gallatin dhe Tribble pa shkaktuar asnjë viktimë. Tornadot janë relativisht të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Scroll to Top