MEKSIKË- 10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi sot agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë. Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.
“Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar si pasojë e incidentit ”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.
Makina që besohet se drejtohej nga sulmuesit u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.